"Mos ki turp! I turpëruar është ai që të dhunon ty!" Aktorja shqiptare që ia doli në Itali mesazh për vajzat e dhunuara: Duaje veten

Aktorja Marbjena Imeraj, ka përcjellë një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat e dhunuara seksualisht.

E ftuar në emisioni ‘Jeto me Orën”, në RTV Ora, Imeraj, iu bën thirrje vajzave që të tregojnë nëse dhunohen seksualisht dhe fizikisht, pasi nuk është turp.

Ajo tha se në raste të tilla i turpëruar është dhunuesi e jo e dhunuara.

“Askush se vendos se çfarë jemi ne, asnjë njeri që na do, asnjë që na do keq, asnjë që na dhunon.Unë jam Marbjena, e vendos unë se  çfarë gruaje të jem. Ajo që është më e rëndësishme është që të mos keni turp me ju thënë të tjerëve. Kur ti dhunohesh nuk je ti që duhet të kesh turp po ai tjetri që duhet të ketë turp. Ne na vjen marre me tregu. Mbaj mend se kur i grabisnin vajzat i përdhunonin dhe më pas i detyronin të martoheshin me burrat që i kanë përdhunuar. Sikur ishte faji i vajzës.“- tha ajo. 

Ajo tha se dashuria që ka për veten i ka dhënë forcë për të vazhduar përpara. 

Ana Kallaku: Ku e ke gjetur forcën për të ecur përpara dhe për t’ia arrirë vet të gjitha ëndrrave pasioneve të tua dhe sot për të frymëzuar të tjerët?

Marbjena Imeraj: Unë mendoj se është dashuria për veten. Është shumë e vështirë të duash veten. Shumë pak njerëz e duan veten.