Zgjedhjet e 6 marsit, PD kërkon nga KQZ regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 20:21
Partia Demokratike ka dërguar në KQZ kërkesën për regjistrimin e kandidatëve për kryetarë në 6 bashki të vendit.
PD garon në Lushnje me Indrit Sefën, në Durrës me Luan Hotin, në Shkodër me Xhemal Bushatin, Luan Hakën në Dibër, Ymer Markun në Vorë dhe Ferdinand Saraçin në Rrogozhinë.
Me 6 mars, qytetarët në 6 bashki do të votojnë për të zgjedhur administratorët e qyteteve për periudhën deri në zgjedhjet vendore të 2023.



