"Shtëpia e Lirisë nxori hapur pazarxhinjtë",Garo: Rama dhe Basha, fushatë pro Bashës në Lushnje
Drejtorja e Komunikimittë Komisioni i Rithemelimit të PD-së Floriana Garo deklaron se sot Edi Rama dhe Taulant Balla kanë dalë hapur në mbështetje të Lulzim Bashës, duke bërë fushatë pro tij në Lushnje.
Në një reagim në rrjete sociale, Garo thotë se Balla deklaroi publikisht atë që deri dje mbahej e fshehur: aleancën e pazareve me Fraksionin e Vulës.
Sipas saj, për çdo demokrat në Lushnjë dhe në të gjithë Shqipërinë, ka qenë e qartë prej kohësh se Basha e kishte lënë peng PD-në dhe opozitën në duart e Edi Ramës.
Garo nënvizon se opozita e vërtetë, Shtëpia e madhe e Lirisë që ka ndezur kudo shpresën dhe besimin, i ka detyruar pazarxhinjtë që tashmë të dalin hapur.
Prandaj, thekson ajo, më 6 Mars të votojmë për t'i rikthyer Shqipërisë opozitën e vërtetë dhe shqiptarëve, shpresën.

