I dënuar me 5 vite burg dhe i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 28-vjeçari nga Fushë-Kruja

Erjul.M, 28- vjeç i dënuar me 5 vite burg dhe i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga policia e Matit.

28-vjeçari, banues në Fushë-Krujë është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Mat me 5 vjet burg, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike",i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët kishin mbjellë bimë narkotike.

Operacioni për arrestimin e 3 personave të tjerë  për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" të kryera në bashkëpunim është zhvilluar në  gusht 2020.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.