Noka: Berisha pro-amerikan, Basha ka dosje në SHBA dhe nuk shkon dot se arrestohet

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se LSI po bën një tjetër gabim pasi po atashohet me një forcë kreu i së cilës është shpallur non grata.

Ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka tha se  Berisha pro-amerikan dhe se Basha nuk shkon dot në SHBA se ka një dosje dhe arrestohet.

Hitaj: Nuk duhet harruar që kjo situatë vjen pas shpalljes non grata të Sali Berishës. LSI po bën një tjetër gabim pasi po atashohet me një forcë kreu i së cilës është shpallur non grata.

Noka: Berisha pro-amerikan. Pengu që mbron ti nuk shkon dot në SHBA se ka një dosje dhe arrestohet. Berisha nuk ka dosje, as akuzë, as në Shqipëri dhe në asnjë vend.