Balliu: Kandidatët e Lul Bravës janë për show mediatik, mbështesin Edi Ramën
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Klevis Balliu, teksa ka folur për zgjedhjet e 6 marsit është shprehur se në Lushnje përballë Elton Banos që e zgjodhi anëtarësia është Eriselda Sefa dhe Indrit Sefa.
Në një intervistë për Ora wBalliu tha se Sefa ka qenë kandidat i Bamir Topit, i cili në 2013 kërkonte rrëzimin e qeverisë të PD.
Klevis Balliu: Nuk ka një ndarje të demokratëve, përkundrazi ka një bashkim të demokratëve. Kandidati i cili ato propozuan i cili është Elton Bano, i cili është një zotëri i jashtëzakonshëm, jurist i jashtëzakonshëm, një njeri që e njeh mirë partin, që ka lindur në atë parti. Për këto arsye anëtarësia e PD e ka votuar. Përballë tij janë Sefat në katror, është kryetarja aktuale Eriselda Sefa dhe Indrit Sefa, i cili ka qenë kandidat i Bamir Topit, i cili në 2013 kërkonte rrëzimin e qeverisë të partisë demokratike. Në këtë aspekt nuk mendoj se përbën lajm se në çfarë situate është jo vetëm Lushnja por gjithë Shqipëria.
Ai tha se kandidatët e Lulzim Bashës në këto zgjedhje janë për shoë mediatik në mbështetje të Edi Ramës.
Klevis Balliu: Ato kanë vetëm votat e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që janë të njëjta. Demokratët janë të qartë. Kandidatët e Lul Bravës janë për një show mediatik në mbështetje të Edi Ramës. Janë njerëz pa votë, pa mbështetje. Është njësoj si të kërkosh të bësh analizën e kandidatëve që mund të nxjerr Jenisheri apo Kujtim Gjuzi.
Ndër të tjera ai ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit është bërë kryetar bashkie me votat e Ilir Metës.
Klevis Balliu: Lulzim Basha ka shkuar shpesh të Shtëpia e Ilir Metës, Basha është bërë kryetar bashkie me votat e Ilir Metës. Basha i ka kërkuar mbështetjen e Metës. Ka bërë një marrëveshje publike publike në zgjedhjet e fundit me Monika Kryemadhin.
Pwrgatiti Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
