Noka: Zgjedhjet i fiton "Shtëpia e Lirisë", pengu duhet t’i mbështeste kandidatët tonë, por zgjodhi Ramën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se zgjedhjet i fiton "Shtëpia e Lirisë" dhe se kandidatët e Bashës janë kontribuues të PD.

Sipas tij, nëse Basha donte që të mos fitonte regjimi i Ramës duhet të kishte mbështetur kandidatët e shtëpisë së lirisë jo Ramën.

Noka: Zgjedhjet i fiton "Shtëpia e Lirisë". Kandidatët e Bashës janë kontribuues të PD, të gjithë demokratë, por kanë zgjedhur vendin e gabuar.  Vetëm kandidati i Lushnjes është një kandidat që ka qenë me Bamir Topin, ka kandiduar me ata. Nuk ka demokratë që nuk e di se ne jemi shumica absolute e demokratëve.

Ne kemi zhvilluar një proces brilante me primaret. Nëse pengu donte që të mos fitonte regjimi do të kishte mbështetur kandidatët e shtëpisë së Lirisë. Deri tani ka zgjedhur që të mbështesë regjimin dhe kjo është çështje e tij tashmë.