Koka: Me Metën Kushtetuesja është kthyer në gjykatë politike, Basha do t’i japë Ramës deputetët e tij

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se ajo që po ndodh në Kushtetuese me presidentin, është kthyer në një gjykatë qartazi politike.

Sipas tij, shkelje më e rëndë e kushtetutës që mund të bëjë presidenti është tradhtia kombëtare dhe theksoi se ai po shkarkohet vetëm për disa deklarata në televizion.

Koka: Ajo që po ndodh në Kushtetuese, është kthyer në një gjykatë qartazi politike. Kushtetuesja me një analizë të thjeshtë për atë që është propozuar, pa kaluar në gjyqin politik që i është bërë Metës me komisioni hetimor, është një gjyq përtej afateve, qysh nga komisioni deri te Kuvendi. Edhe sikur të kishte bërë shkelje në raport me çështje e afateve, është se këtu kemi të bëjmë me një gjykatë politike. Reforma në Drejtësi na zhbëri një gjykatë që anuloi vendimin për detin dhe na dha në gjykatë politike ndaj presidenti të Republikës.

Shkelje më e rëndë e kushtetutës që mund të bëjë presidenti është tradhtia kombëtare dhe kjo duhej vërtetuar se ka ndodhur dhe ka pasur efekt. Vetëm në këtë rast presidenti mund të shkarkohet, por në shumë raste është e vështirë që të shkarkohet. Për të është ngritur një kauzë për një intervistë që ka dhënë në Syri TV, me një gjuhë të fortë, që nuk e ndau njeriun politik dhe t ë qenit president. Pra ai po shkarkohet vetëm për një deklaratë që ka dhënë në televizion. Kjo është qesharake dhe është në goditje e radhës që po u bëhet institucioneve.

Koka shtoi se vë vend opozitë nuk ka dhe PD nuk ka, koncesionet janë dhënë të gjitha dhe se Basha ka disa deputetët që do t’ia japë më dëshirë Ramës.

Koka: Në vend opozitë nuk ka dhe PD nuk ka, koncesionet janë dhënë të gjitha. Basha ka disa deputetët që do t’ia japë më dëshirë Ramës. Çështjen e Vettingut është një debat që po ndan pushtetin mes Ramës dhe Fatmir Xhafës. Edi Ramës i intereson që të ketë KPA dhe KPK-në, ndërsa Xhafaj do që të kalojë ashtu si parashikohet në reformë procesi.  Ndërsa për mua nuk ka më PD, por është ndërtesë qyqesh. PD ka antagonizëm serioz ndaj qytetarëve dhe jo një parti qyqesh. Ata që përjashtuan Sali Berishën nuk mund të jetë partia demokratike. Basha nuk flet as për çështjen e 5 majit sepse kreu i PD-së Fier ka një kompani atje që do ndërtojë.