Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të karakterizojnë motin në të gjithë vendin, për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore.
Sipas Meteoalb, orët vijuese mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të ndodhet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti të jetë i kthjellët por relativisht i ftohtë ndërsa vijon problematike situata në veri të Europës ku reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta do të jenë prezente.
Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.
