Çfarë ndodh nëse Basha merr më shumë vota në zgjedhje? Ja si përgjigjet Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2022, 22:50
Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur që në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, fitues do të dalin kandidatët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së.
Berisha me bindje të plotë tha se Lulzim Basha, në këto zgjedhje do të marrë vetëm vota nga socialistët.
“Nuk e ve njëri në diskutim që shumicën e ka PD dhe jo peng Basha. Do të marrë ca vota nga socialistët, po jo nga demokratët.”- tha Berisha në emisionin ‘Log’ në Abc News.
I pyetur se çfarë do të bëjë nëse ndodh e kundërta, Berisha tha se kjo nuk mund të ndodhë asnjëherë.
