Elbasan, përfshihet nga flakët një apartament në lagjen ‘5 Maji’

Një apartament në katin e 5 të një pallati në lagjen “5 Maji” të qyteti të Elbasanit është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit janë rrezikuar disa banorë, por megjithatë mësohet se nuk ka të lënduar.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një rezistencë e cila ka bërë masë.

Zjarrfikësitë ndodhen në vendngjarje po shuajnë flakët.