Koka: Basha më parë shiste një kandidim për 500 mijë euro, ja problemi që ka tani

Gazetari Bledian Koka, është shprehur se më parë Lulzim Basha shiste për 500 mijë euro një kandidim.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Koka tha se problemi që ka Basha tani është se duhet të paguaj njerëz që t’i futen në garë.

Bledian Koka: Lulzim Basha për herë të parë ka një problem, nëse deri dje nuk kishte problem se i marketonte kandidimet nëpër bashki, shiste 500 mijë euro një kandidim. Për herë të parë Basha duhet të paguaj së nuk i shkon njeri në garë. Shikoni përzgjedhjen që ka bërë. Ka futur njerëz që ose ua ka borxh kandidimin ose s’ka rrugë tjetër.

Koka theksoi se: Partia e Lulzim Bashës janë vetëm emra që shikoni dhe halli i tij që e kanë braktisur demokratët.

Përgatiti Anila Kolgjini.