Noka: Peng Basha fitoren e vetme e ka në vitin 2011 falë LSI-së, në 2021 iu lut Kryemadhit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2022, 22:23
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Flamur Noka tha se falenderoj LSI-në dhe Nard Ndokën që mbështetën kandidatët që dolën nga primaret e Berishës.
Sipas tij, Basha ka vetëm një fitore në 2011 falë edhe mbështetjes së LSI-së, pasi në këtë zgjedhje ai iu lut LSI-së dhe Monika Kryemadhit.
Noka: Falenderoj LSI dhe Ndokën që mbështetën kandidatët që dolën nga primarja. Ky është një ndryshim i madh mes nesh e pengut Basha. Pengu ka vetëm një fitore në 2011 falë edhe mbështetjes së LSI-së. Në zgjedhjet e vitit 2021 iu lut LSI-së dhe Monika Kryemadhit.

