Caka: LSI në mbështetje të kandidatëve të Komisionin të Rithemelimit, janë opozita e vërtetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2022, 21:36
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka u shpreh se LSI është në mbështetje të forcës politike që ka nxjerrë kandidatët për zgjedhjet e 6 Marsit.
Ajo tha se u zgjodh të bashkëpunohej me komisionin e përkohshëm rithemelimit dhe PDK, pasi janë opozitar të vërtetë, nuk janë peng apo të kapur.
Caka: Jemi në suport të forcës politike që ka nxjerrë kandidatët për zgjedhjet e 6 Marsit. Konsultim me të gjitha strukturat në të 6-shta bashkitë, zgjodhëm të bashkëpunojmë me komisionin e përkohshëm rithemelimit dhe PDK, janë opozitar të vërtetë, nuk janë peng apo të kapur.
