Berisha: Ministri i Jashtëm i Greqisë, është puro shqiptar, bëri marrëveshje me Ramën
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias është shqiptar, por ky i fundit bëri një marrëveshje të fshehte me Ramën.
Ndër të tjera, Berisha tha se Edi Rama Rama u dha të drejtë grekëve që të pretendojnë për varreza nga Llogaraja në Pogradec.
“Në Korçë i kam thënë Bakojanisit që nuk mund të ketë varreza. Në Kosinë u morën kocka fëmijësh për ushtarë grek. Ishin tregtinë të ulëta që bënin ata në terren. Por Edi Rama firmosi që të fillojë nga Llogaraja gjer në Pogradec. E ke me marrëveshje. Nikos Dendias që është shqiptar puro, bëri një marrëveshje të fshehtë me Ramën. Ai i ka përmendur dy gjëra. Rrënjët greke që Rama i fsheh. Se Dendias nuk është grek por i natyralizuar.” tha Berisha, në emisionin "Log"Abc News
