Noka: Bashën e njohin ata që janë në Pazar me Ramën, Hitaj: Në zgjedhje do dëmtoni Bashën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Flamur Noka tha se Lulzim Bashës e njehin vetëm ata që janë në pazare me Edi Ramën.

Ndërsa gazetari Arbër Hitaj theksoi se beteja në këto zgjedhje të 6 marsit është për numrin 2 mes Berishës dhe Bashës.

Noka: Bashën e njohin vetëm ata që janë në pazar me Ramën. Koalicioni nuk është i regjistruar në emër të ndonjë partie. 

Hitaj: Gabim i madh strategjik. Janë zgjedhje që duhet t’ju japin zgjidhje qytetarëve. Po ua lodhni kokën qytetarëve në debatin politik. Kjo është një betejë për të dalë numri dy. Është një betejë që e kanë me Lulzim Bashën. Janë futur në zgjedhje për të dëmtuar Bashën, për t'i marrë votat.