Ju flet Moska - Dritan Agolli, ish-mësuesi i matematikës në Fier, zbulim i Besos së Taivanit

Dritan Agolli, ish-mësuesi i matematikës në Fier, zbulim i Besos së Taivanit ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Kastriot Myftaraj: Fondi Shqiptar i Zhvillimit merr fonde nga jashtë dhe i përdor këto para. Nga viti 2017 ka për të marrë Fondi Shqiptar i Zhvillimit 1.3 miliardë dollarë.

Dritan Agolli ka qenë mësues matematike në Fier. Ai nuk është dërguar te Edi Rama nga Dash Peza, por e dërgoi Besoja e Taivanit tek kryeministri.

Rama ka përzgjedhur një elitë oligarkësh që i kishte si një pikë mbështetje për të marrë PS-në. Besoja ka në qendër te Parkun Rinia lokalin me kazino.

Besoja donte të kishte në njeri të vetin te Rama. Rama  donte vetëm për të nënshkruar Dritan Agollin dhe e vuri të kalonte testin e poshtërimit me mënyra nga më të çuditshme.

Ai fitoi besueshmëri dhe në vitin 2008 është bërë administrator i bashkisë së Tiranës, pra një post i paparë ky. Dritan Agolli nga 2008 deri në 2017 ka qenë drejtues i bashkisë, se Rama merrej me partinë.

Një njeri me të shkuarën dhe sprovat që ka dhënë Dritan Agolli kuptohet se çfarë do të bëjë ai në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, do t’i bëjë projektet sipas pëlqimit të Ramës.