Dërgoi protestuesit para ambasadës së SHBA? Përgjigjet Berisha, ‘thumbon’ dhe Yuri Kim

Banorët e 5 Majit dhe Laprakës e kanë zhvendosur sot protestën e tyre kundër shembjes së banesave nga Kuvendi, tek ambasada e SHBA-së.

Ndërkohë ish-Kryeministri Sali Berisha, i pyetur  se ai ishte ai shtysë që protestuesit të protestonin para Ambasadës, e ka mohuar duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë.

Por Berisha nuk ka lënë edhe pa ‘thumbuar’ ambasadoren Yuri Kim, duke thënë se kjo e fundit është gurvenatore.

Berisha tha se ata mbështetën protestën por ama sipas tij nuk ndërhynë se ku do e zhvillonin marshimin e tyre.

 “Absolutisht jo. Nuk kam asnjë lidhje me të. Edhe nëse e marrin kështu protestat paqësore janë normale. Dhe nuk kam pse. Unë bëj avokatinë. Kanë shkuar se Kim bën Guvernatoren ndaj. Pse nuk shkuan në vend tjetër.”

“Ata janë një grup njerëzish që po pësojnë padrejtësinë më të madhe. Jam përpjekur të mbrojë interesat e tyre se është dramë shumë e madhe. Produkt i vjedhjes dhe korrupsionit. Ata ishin edhe me deputetët e PD aty. Ishin tre deputetë. Absolutisht që jo, ne vetëm mbështesim protestën. Unë do i drejtoja tek kryeministria.” tha Berisha, në emisionin “Log” në Abc News.