Noka: Shtëpia e Lirisë përballë regjimit, Rama e mori peng Bashën dhe i administron vulën e PD
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se koalicioni “Shtëpia e lirisë” është shtëpia ku gjen veten çdo shqiptar.
Sipas tij, vendimi për një koalicion të tillë me LSI-në u mor pasi Rama mori peng dhe murosi në bunker pengun e tij, Bashën dhe administroi vulën e PD.
Noka: Shtëpia e Lirisë është shtëpia ku gjen veten çdo shqiptar. Një koalicion me LSI, demokristianët, do të jenë të përfshira organizata e shoqata, do të gjej veten çdokush që nuk pranon qeverisjen dhe farsën. Që nuk pranojnë marrjen peng të demokracisë.
Në zgjedhje futemi për të fituar. Qytetarët kërkojnë përballje me regjimin. Rama mori peng dhe murosi në bunker pengun e tij, administroi vulën e PD. Këto janë arsyet që morëm një vendim të tillë për koalicion. 6 Marsi dita kur do përballemi me regjimin, pengu nuk anashkalohet ai i dha frymë regjimit. Pjesë e axhendës sonë lufta ndaj regjimit.

