Hitaj: LSI pa kandidatë në koalicion, Caka: Qëllimi kryesor është kundër regjimit dhe Ramës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se LSI më dinake në këtë koalicion, nuk po bën asgjë, pasi nuk ka zgjedhur kandidatë.

Ndërsa ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka tha se LSI ka qenë e sinqertë me aleatët dhe se 25 prilli ishte një dinakëri ndaj kësaj partie.

Hitaj: LSI më dinake në këtë koalicion, nuk po bën asgjë. Nuk ka zgjedhur kandidatë. Nuk po kandidon. Cili është qëllimi? Vetëm numërimi i votave?

Caka: Nuk ka dinakëri. Nuk ka pasur dinakëri me bashkëpunëtorët. Kemi qenë të sinqertë. 25 prilli ishte dinakëri ndaj LSI-së. Nuk ka nevojë që situata politike të polarizohet edhe më tepër me kandidatët e LSI. Qëllimi kryesor është kundër regjimi dhe Edi Rama. Zgjedhjet e 2019 u bojkotuan edhe për shkak të inceneratorët.