Meta nga Shkodra: 6 Marsi moment i rëndësishëm. Në histori do hyjë 2 Marsi. Ja kush favorizohet
Në 6 Mars qytetarët e 6 bashkive të vendit, përfshirë edhe Shkodrën do të shkojnë drejt kutive të votimit.
Ilir Meta ka dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakë dhe pak orë pasi zbardhi vendimin, nga Shkodra ai i cilësoi këto zgjedhje moment të rëndësishëm për vendin.
"Vota është forca e vërtetë e qytetarit," tha Meta.
Por a ndikon ky proces në krizën brenda partisë demokratike dhe si i përgjigjet Ilir Meta akuzave të sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi për takime brenda trekëndëshit të Bermudës?
Nuk dëshiroj të bëj replika, as serioze dhe as gazmore," tha Meta.
Meta ritheksoi se shumë pasoja kanë ardhur nga bojkotet, prandaj aktorët t’i shërbejnë një procesi shembullor. Ai i quajti moment të rëndësishëm edhe për procesin integrues të vendit në familjen europiane.
"Është një moment i rëndësishëm dhe sigurisht që shumë pasoja kanë ardhur për shkak të bojkoteve në të kaluarën, ndaj unë i nxis të gjithë aktorët që të dëshmojnë reflektimin e duhur dhe t'i shërbejnë një procesi shembullor i cili do të jetë në vëmendjen e gjithë institucioneve që kanë bërë vërejtje në mënyrë të vazhdueshme për standardin e zgjedhjeve në vendin tonë," tha Meta.
Deklarimet e Taulant Ballës se ky është proces i vonuar, Meta i dha këtë përgjigje.
Presidenti merr informacion zyrtar për këto çështje nga Këshilli i ministrave dhe nga KQZ, dhe ju e dini që nuk ka pasur asnjë informacion," shtoi Presidenti.
I pyetur mbi vendimin që do të marrë kushtetuesja, e cila në 1 shkurt shqyrton shkarkimin e tij nga mazhoranca, Ilir Meta ishte i qartë në përgjigjen e tij, kur tha se 2 Marsi ka hyrë në historinë e Shqipërisë.
"Ne këtu do jemi, në histori do të hyjë 2 marsi," përfundoi Meta.
Ai ishte në Shkodër ku nderoi disa artistë dhe sportistë të këtij qyteti.
Po kush janë të favorizuar
Ilir Meta: "Të favorizuar janë qytetarët që më 6 mars do kenë mundësi të zgjedhin mes kandidatëve. Një mundësi që nuk e kanë pasur më 30 qershor"

