Veliaj harron deklaratat për trafikun, një vit më parë akuzoi “lacat”, sot akuzon betonieret
Deklaratat pa kontroll të lali Erit dhe presionet ndaj medieve kritike e nxjerrin zbuluar për qëndrimet mbi trafikun. Një vit më parë kur u kritikua për lejimin e qarkullimit të mjeteve akuzoi se po i bëhej presion dhe shtoi se trafikun e bëjnë lacat dhe ata që lëvizin me makinë për të blerë bukë. Sot kur betonieret janë hequr pranon se qarkullimi në Tiranë ra me 40 për qind.
Trafiku i krijuar nga betonierët është një nga çështjet që zbulojnë mashtrimet apo paqëndrueshmëritë në deklaratat e lali Erit.
Dy vite më parë lajmeve se në tiranë duhet një orë për të kaluar në pak metra apo kilometra Veliaj i përgjigjej se po i vënë gjobë, apo fajin e kanë ata që kanë shumë makina, flasim për vitin 2020 mos e harroni
"Ne nuk kemi një trafik që justifikon një qytet sa veta jemi ne, 1 milion. Një pjesë e madhe e trafikut në Tiranë është kot, xhiro kot që të shohin makinën e re," thoshte Veliaj në vitin 2020.
Më tej në fund të vitit 2021 kur Ora News ngriti shqetësimin se betonieret po krijojnë edhe më shumë trafik dhe ndotje lali i dha sërish përgjigje se po i vënë gjobë dhe se fajin e kanë qytetarët.
"Ti je në Bllok duke pirë kafe dhe shkon 5 herë në ditë me makinë, qartazi ai "Zogu, zogu duke fishkëllyer" do të bjerë në sy te dikush por nuk e ka mjet transporti. Ne kemi bërë një matje, në Tiranë bëhen 800 mijë segmente me makinë në ditë, nga të cilat 400 mijë janë më pak se 1 km," shprehej Veliaj.
"Kur laci varet te makina e lacit tjetër dhe bën muhabet në mes të korsisë duke fërkuar kërthizën dhe sqetullën për të bërë një muhabet banal në një aks ku zë 50 % të trafikut. Nuk shkohet me makinë për të blerë bukë, nuk përdoret makina si çadër në ditët që bie shi," shton Veliaj.
Por duket se dikush e ka këshilluar, apo detyruar për të mos lejuar betonieret ditën. Dhe menjëherë lali ndryshon qëndrim. Pranon se sapo betonieret u hoqën trafiku ra me 40 për qind. Dhe e thotë vetëm 50 ditë më pas.
"Me industrinë e ndërtimit ju kërkoj atyre ta ndalojnë këtë ofensivë nëpër media. Unë e di që shumica prej tyre kanë televizione, punojnë në ndërtim por kanë edhe mediet e tyre, e di që shumica prej tyre paguajnë portale t'i gjuajnë kryetarit të bashkisë dhe policisë bashkiake, i di të gjitha këto. Unë jam çun i mirë në televizor, por naiv nuk jam. E di si funskionon," thotë Veliaj.
Por media te tjera ngritën shqetësimin se për shkak se betonieret duhet të punojnë natën, punëtorëve të ndërtimit u rrezikohet jeta. Por edhe këtu lali e ka gati përgjigjen. Akuzon se dhe tani po i vënë gjobë po i kërkojnë apartamente falas.
Nuk duam të aludojmë se televizioni që bëri kronikën ka nevojë për apartamente siç thotë lali, por pyetja është nga i gjen kryebashkiaku kaq apartamente që shpërndan, siç thotë ai që i kërkohen kaq shpesh.
