Video/ Benzi përplaset me autoshkollës, 4 të plagosur rëndë. Makinat bëhen shoshë, përfundojnë në kanal
Katër persona mbetën të plagosur rëndë në një aksident në Dimal mëngjesin e së enjtes, 20 janar.
Përplasa e një makine Autoshkolle që drejtohej nga një kursant, dhe një Fuotistradë Benz ML shkatërroi tërësisht të dy makinat.
Përplasja e fuqishme mes mjeteve bëri që ato të rrokullisen disa herë në rrugë, ndërsa Fouristrada përfundoi në kanal.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë instruktori dhe kursanti që ndodheshin në mjetin Autoshkollë dhe shoferi e pasagjerja që ndodheshin në mjetin tip fuoristradë ML.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta.
Mjekët e Spitalit Rajonal Berat pohojnë se gjendja e dy prej tyre është e rëndë dhe mendohet t'i nisin drejt Spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Burime të policisë bëjnë me dije se mjetet ishin duke udhëtuar të dyja në drejtim të Dimalit dhe ka qenë pikërisht mjeti tip Fuoristradë ML që duke udhëtuar me shpejtësi të lartë ka goditur nga prapa makinën e autoshkollës.
Vetëm në 20 ditët e para të 2022, 10 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e vendit si pasojë e aksidenteve dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
