Ndërron jetë vjehrri i Lulzim Bashës
Babai i Aurela Bashës, bashkëshortes së Lulzim Bashës ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zonja Basha përmes një njoftimi në Facebook. Ajo thotë se babai i saj do të përcillet në banesën e fundit ditën e nesërme.
"Lajmërim!
Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.
Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”.
Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme dateë 20 Janar, deri nesër paradite.
Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.
Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.
Me mirënjohje dhe respekt,
Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj"
