"PS u bë mburojë e aferës së incineratorëve dje", Tabaku: Qeveria mbështet mos hetimin

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka mbajtur një konferencë për mediet në lidhje me dosjen e incineratorëve. Tabaku bëri me dije diskutimet e djeshme në Komisionin për incineratorët. Tabaku, njëherësh kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët deklaroi sot se vota kundër e PS një ditë më parë tregoi se ajo është bërë mburojë e këtij skandali.

Tabaku: Fatkeqësisht ditën e djeshme PS  vendosi që të bëhet mburojë politike e aferës më të madhe korruptive për buxhetin e shteti, aferës së incinetarorëve. 430 mln euro janë dhënë në mënyrë korruptive 3 kompanive që në fakt janë me një pronar dhe janë të lidhur me zyrtarë të lartë, përfaqësues të lartë të PS-së, me ministra, aferë e cila shkon deri te kryeministri. PS dje me votën e tyre kundër arriti që të tregojë se në fakt mbështetja politike dhe mburoja politike kundër hetimit të kësaj afere është me vullnetin e plotë të qeverisë, sigurisht kryeministrit Edi Rama.

Tabaku tha se deputetët socialistë nuk arritën të kalojnë mbi axhendën e tyre politike dhe partiake. Sipas saj, me votën e tyre dje kundër treguan që afera korruptive e incinerartorëve nuk ka vetëm Lefter Kokën përgjegjës, pro përgjegjësit vazhdojnë akoma janë në pushtet.

Tabaku: Në Elbasan janë të përfshirë kryetari i bashkisë Qazim Sejdini dhe zyrtarë të ministrisë së Financave. Pagesa që po i bëhet inceneratorit të Fierit ka hasur në kundërshti nga KLSH duke kërkuar që duhet vendosur një Gjykatë në Shqipëri për të zgjidhur problemet mes palëve. Qeveria e ka refuzuar dhe vazhdon në Gjykatën e Arbitrazhit. Sot e përdor si justifikim.