"Fatin e Lefter Kokës duhet ta kishte Rama, 3 ministra dhe 3 kryetarë bashkish", Tabaku: SPAK s'mundi të hetojë plotësisht

Deputetja demokrate, njëherësh kryetare e komisionit për hetimin e incineratorëve Jorida Tabaku në një deklaratë për mediet sot deklaroi se PS me votën e saj kundër një ditë më parë është bërë mburojë e këtij skandali. Ajo shtoi se Lefter Koka nuk është i vetmi përgjegjës.

Tabaku: Fatin e Lefter Kokës duhet ta kishte kryeministri, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, 3 ministra të tjerë dhe 3 kryetarë bashkie. Fatkeqësisht SPAK nuk ka dalë dot mbi përgjegjësitë e tij për ta hetuar të plotë këtë aferë.

Tabaku shtoi se në ditët në vijim do të bëjnë publike faktet që kanë mbledhur dhe do t'i depozitojnë në SPAK.