Festat ikën, çmimet nuk ulen, qytetarët e Elbasanit: Nuk i arrijmë dot!
Çmimet në vendin tonë edhe pas përfundimit të festave të fundvitit vijojnë të jenë të larta.
Rritja e tyre nisi në muajt e fundit të 2021-t ndërsa u mendua se me fillimin e vitit të ri ato do të shkonin në vlera normale të tyre, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Në Elbasan qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë situatë.
"Tani pas vitit të ri të larta janë çmimet."
"Shumë shtrenjtë në krahasim me vitet e tjera."
"Shumë të larta, ne nuk i arrijmë dot se me një përkrahje jemi."
Më të vështirë e kanë pensionistët, të cilët i konsiderojnë çmimet produkteve ushqimore një sfidë jo të lehtë.
"Për ne pensionistët të larta janë gjithmonë."
"Ne që jemi pensionistë me vështirësi i përballojmë këto sfida."
Tregtarët e pakicës shprehen se rritja e çmimeve nuk është në dorën e tyre, ndërsa shtojnë se blerjet kanë rënë.
"Puna është dobët, nuk ka njerëz fare. Kanë ikur të gjithë jashtë shtetit dhe tani ngelëm. Çdo gjë është e ngritur vetë nga shteti."
Kriza e energjitike që përfshiu vendin tonë dhe europën pak muaj më parë dhe rritja e çmimit të grurit në bursë, çoi në rritjen e karburanteve dhe si pasojë në rritjen e pothuajse të gjitha produkteve të tjera ushqimore.
