U kap duke vjedhur në pikën e këmbimit valutor, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili është kapur duke vjedhur në një pikë këmbimi valutor.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se u bë arrestimi i shtetasit I. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit E. V.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.