"Nafta fantazëm" nga Italia drejt Shqipërisë, shkatërrohet grupi kriminal. Skema si vepronte

Një kompani fantazëm shqiptare dokumentonte në mënyrë të rreme eksportin e naftës nga Italia drejt Shqipërisë, pa mbërritur kurrë, por me destinacion të vërtetë tregun e zi italian.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Komanda Provinciale e autoriteteve financiare italiane të Astit në bashkëpunim me trupat e reparteve të Liguria, Lazio, Abruzzo, Campania e Calabria, kanë ekzekutuar operacionin e koduar "Nafta fantazëm", i cili ka shkatërruar një grup kriminal me aktivitet në kontrabandën e naftës, përgjegjës për eksportimin fiktiv të saj e që shitej "në të zezë" brenda territorit italian me një evazion total fiskal.

Kontrabanda realizohej përmes një kompanie fiktive e cila ekzistonte vetëm në letra e që përdorej si marrës formal i produktit të naftës në pronësi të një kompanie me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Nafta magazinohej në Itali në një depozitë doganore në Vado Ligure. E njëjta kompani fiktive organizonte eksportin e rremë të naftës përmes një dokumentacioni të falsifikuar që përdorte rrugën tranzit tokësore nga Krocia përmes një kompanie shqiptare fiktive (e paekzistueshme) e cila merrte në dorëzim produktin (naftën).

Operacioni doganor i falsifikuar mbyllej me dërgimin e dokumentacionit të rremë që dëshmonte destinacion Shqipërinë, duke kaluar përmes korridorit të Neumit, një rrip toke prej 9 km në Bosnje Hercegovinë, që ndan në dy pjesë territorin e Koracisë e që për formimin e vecantë gjeografik e politik evitonte kotrollin doganor kroat.

Kalimi në mënyrë të rremë përmes korridorit të  Neumit përdorej për të evituar dokumentacionet doganore të detyrueshme për vendet anëtare të Bashkimit Europiane. Dokumentacioni i rremë vërtetonte se nafta kishte kaluar në territorin e Neumit pa qënë objekt i kontrollit doganor në dalje.

Operacioni "Nafta fantazëm" çoi në ekzekutimin e 9 urdhër ndalimi, 4 prej tyre në urdhër arrestimi me burg, 3 në arrest shtëpiak e 2 në detyrim paraqitje.

Të arrestuarve i janë sekuestruar në mënyrë paraprake 3 autobote, 3 rimorkio, 1 automjet me vlerë totale 180 mijë euro sa është vlera e akcizës së papaguar që ata kanë evituar për shtijen kontrabandë të naftës.

Të ndaluarit janë akuzuar për organizim kriminal me aktivitet në kontrabandë nafte, mashtrim fiskal, evazion fiskal e dëmtim të tregut të konkurrecës së lirë në dëm të sipërmarrëve të ndershëm.