Shpërndanin heroinë dhe kanabis, 2 të arrestuar në Berat

Dy persona që  posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa janë arrestuar nga policia e Beratit.

Blutë bëjnë me dije se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: F.M., 25 vjeç dhe A.M., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, të dy të dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në lagjen "Llukan Prifti", Kuçovë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike cannabis sativa, fara cannabis sativa dhe metadon.