KQZ nis punën për "6 Marsin", pritet akti normativ, kur do regjistrohen partitë e kandidatët e pavarur

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot datën 6 mars si datë për zgjedhjet e pjeshme vendore.

Kodi Zgjedhor nuk përcakton afate për zgjedhje të pjesshme vetëm për zgjedhje vendore dhe të përgjithshme por kush do të jetë hapi i radhës.

Ora News mëson se KQZ do të jetë ajo që do të nxjerrë një akt normative për të përcaktuar afatet si për regjistrimin e kanditatëve të partive politike apo kandidatëve të pavarur.

Lista e zgjedhësve duhet të publikohet 5 ditë pas dekretit dhe KZAZ jo me vonë se 10 ditë

Ndërkohë komisioni rregullator duhet të përcaktojë me anë të një akti normativ të KQZ se kur partitë politike duhet të regjistrohen për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Raportimi i gazetares së Ora News, Fjorela Beleshi.