Vrasja e Eglantinës nga babai dhe vëllai/ Prokuroria kërkon 50 vite burgim

Prokuroria e Tiranës kërkon 50 vite burgim për Shkëlzen Bucin dhe Faik Bucin, që akuzohen për vrasjen dhe më pas groposjen e Eglantina Bucit.

Përkatësisht Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite për babanë e Eglantinës, Faikun dhe 25  vite të tjera për të vëllanë Shkëlzenin për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë për babanë, Faikun ka kërkuar edhe një vite shtesë burgim për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve  të ftohta.

"Kërkojmë deklarimin fajtor të pandehurit, Shkëlzen Buci për kryerjen e veprës penale "vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim  dhe dënimin e tij më 25 vite burgim. Si dhe deklarimin fajtor  për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve  të ftohta dhe dënim me 1 vit burgim.  

Kërkojmë deklarimin fajtor të pandehurit Faik Buci për kryerjen e veprës penale "vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim  dhe dënimin e tij më 25 vite burgim.", shkruhet në kërkesën e Prokurorisë.

Vrasja tragjike e Eglantinëns nga babai dhe i vëllai ka ndodhur 10 vite më parë.

Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, vranë Eglantinën, pasi kjo e fundit kishte vendosur të jetonte me një djalë, për të cilin ata nuk jepnin aprovimin e tyre.

Faik Buci, urdhëroi djalin e tij të vriste vajzën. Shkëlzen Buci, me urdhër të babait ekzekutoi në malin e Dajtit dhe më pas e vrau, motrën e tij.

Vrasja e Eglantina Bucit, është kryer për çështje nderi.

Vrasja e Eglantinës nga babai dhe vëllai/ Prokuroria kërkon 50
Eglantina, Faik dhe Shkëlzen Buci

Vrasja e Eglantinës nga babai dhe vëllai/ Prokuroria kërkon 50