PS bëhet gati për zgjedhjet e 6 Marsit por "nuk është luftë për jetë a vdekje", Rama e ka mendjen diku tjetër

Partia Socialiste nis përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars.

”Kemi folur për të nisur menjëherë organizimin është një proces ku sigurisht do të jemi pjesë. Do të respektojmë afatet dhe do paraqesim  kandidatët” tha Rama sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së.

Në këtë zgjedhje do të përjashtohen deputetët si dhe nuk do të ketë shans të dytë për ata që u hoqën nga dekriminalizimi. 

Nuk mendoj se do të kemi deputetë sepse deputetët janë zgjedhur për të bërë deputetin”

La qartë të kuptojë se nuk do të përqëndrojë të gjithë energjitë për 6 marsin.

“Fushata nuk do të jetë luftë për jetë a vdekje. Ne jemi PS jemi kampionët që hyjmë për të fituar dhe nuk ka asnjë rezultat tjetër por në këtë rast ne nuk do të bëjmë një luftë për jetë a vdekje në kuptimin e një beteje që do të mbulojë ekranet ngamëngjesi në darkë në ekranet.”

Po a është kjo një fushë e lirë opozitës?

“E kam mendjën më shumë tek këshillimi kombëtar. Ne jemi PS jemi 1, kështu që 1 nuk hyn kurrë për tu bërë 2 se i bie të përkulet.  Patjetër kanë nga ana jonë si objektiv fitoren. Nuk do të doja të merresha me opozitën. Opozita është në një proces agonie me dy kufoma që nuk di çfarë ti mbajë. Është për ti qarë hallin.