Dyshohet se tre vjeçarja vdiq nga neglizhenca, nën hetim mjeku i Spitalit në Elbasan
Një mjek është proceduar penalisht, për vdekjen e vajzës 3-vjeçare, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Elbasanit.
Sipas policisë, dyshohet se 3-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.
Mjeku i arrestuar është një 47-vjeçar me iniciale G.A, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, njofton policia.
E mitura ndërroi jetë disa orë pasi u dërguar në spital. Agim Islami, babai i vajzës, përpara medieve ka deklaruar se vajzën e kishte të sëmurë prej së paku 9 ditësh, ndërsa 7 ditë më parë kanë kryer edhe vizitën e parë në spitalin e Elbasanit.
Por mjekët e kanë rikthyer në shtëpi për mjekim duke thënë se shkak për gjendjen e saj janë virozat.
Por orët e fundit, gjendja shëndetësore e vajzës ishte përkeqësuar ndërsa temperatura e lartë ka detyruar prindërit që t’i drejtohen sërish spitalit, ku vogëlushja humbi jetën.

