“Ora e Betit”: Media financohet nga paratë e incineratorëve, do arrestohen ministra

Mbrëmjen e 18 janarit, tema e debatit në emisionin “Ora e Betit” ishte projekti i inceneratorëve dhe abuzimet me këtë projekt.

Për avokatin Genc Gjokutaj inceneratorët kanë kapacitet përpunues shumë here më të madh se prodhimi i plehrave që kemi si vend, dhe kjo mund t’i hap rrugë importit të plehrave.

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh se media në vend është bërë palë e skemës së incineratorëve.

"Janë kthyer në funksionalistë për të gjeneruar dhe ushqyer skemen e blerjes së gjithçkaje me paret e shtetit"

Gazetari Elton Qyno solli në vëmendje se media kombëtare bënë emisione investigative për të treguar se sa të mirë janë incineratorët.

"Ka pasur media kombëtare të pozicionuara pro këtij projekti duke futur një risi në shtypin e shkruar, duke ndërsyer njëri tjetrin"

Sa i përket zhvillimeve politike, gazetari Poli Hoxha tha se pritet të ketë arrestime ministrash.

'Tek PS kemi të bëjmë me një korrupsion të paprecedentë dhe ky qelb do të shpërthejë edhe me arrestime ministrash"

Deputeti Luan Baçi tha se anëtarët e grupit të Rithemelimit në PD do të shkojnë me kandidatët e tyre në zgjedhjet e pjesshme për 6 bashkitë e vendit.