Blushi i përgjigjet Bardhit: Ne takohemi ditën, ti takohesh fshehurazi natën me Ballën në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2022, 14:45
Duket se pas takimit të presidenti të Republikës ilir Meta me kreun e grupit parlamentar të PS-së kanë nisur edhe akuzat mes PD-së dhe Presidencës.
Ka qenë sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ai që e ka cilësuar këtë takim si konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës.
Ndërkohë atij i është përgjigjur zëdhënësit i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i cili shkruan se Bardhi takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend,
Blushi: Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!

