Meta pret Ballën për datën e zgjedhjeve, Bardhi: Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2022, 14:26
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit të Presidentit Meta me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Meta dhe Balla diskutuan mbi datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Bardhi shkruan në Twitter se nuk është aspak i habitur nga qëndrimi i sotëm i Presidentit pasi konsultimet mes Trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë.
Bardhi: Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave.
Presidenti priti sot, vetëm kreun e grupit parlamentar Balla dhe tha se nuk ka pasur konsultime me partitë dhe për këtë arsye nuk kishte ftesa zyrtare për kryetaren e Kuvendit apo përfaqësues të opozitës.
