Meta fton vetëm Ballën në presidencë, Ora News mëson datat e mundshme kur do mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore

Ora News mëson se datat kur pritet të jenë zgjedhjet e pjesshme. Ata janë 27 shkurt 2022 ose 6 mars 2022. 

Kryetari i grupit parlamentar te PS-se Taulant Balla ka hyrë në presidencë saktësisht në orën 12:30 minuta.

”Një lëvizje e paqartë kjo pse ka ftuar vetëm zotin Balla për të konsultuar lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore ” analizon gazetarja e Ora News Fjorela Beleshi.

Taulant Balla ishte shoqëruar dhe nga deputeti Arben Pëllumbi.

Interesit të gazetarëve pse është ftuar vetëm zoti Balla, presidenca është shprehur se do i japë përgjigje më vonë.