Përgjaket e shtuna, 2 viktima nga aksidentet rrugore dhe 2 të plagosur
Dy persona humbën jetën këtë të shtunë nga aksidentet rrugore. I pari ndodhi në orët e mëngjesit në aksin Lezhë- Milot të konsideruar si rruga e vdekjes, referuar viktimave dhe të plagosurve. Makina e drejtuar nga Brunilda Lleshi, u përplas me një tjetër automjet pranë një karburanti në afërsi të urës së Milotit.
Nga përplasja e fortë ka ndërruar jetë 66 vjeçarja Gjelina Lleshi e cila ishte pasagjere. Ajo nuk mundi t'i mbijetoje plagëve të renda dhe lajmi i vdekjes erdhi pak minuta pasi u raportua se po transportohej në spitalin e Traumës .
Edhe e pasditja e së shtunës u përgjak . Në një rruge rurale ne fshatin Këmishtaj te zona e quajtur tre urat në Lushnje, humbi jetën një 66 -vjeçar.
Viktima , Agim Kola po kthehej nga stani i bagëtive për në shtëpi me motoçikletë. Ai humbi kontrollin e drejtimit, u përplas me barrierën anësore e më pas përfundoi i pajete në asfalt.
Vdekja ishte e menjëhershme pasi motoçikleta fluturoi disa dhjetëra metra ngjeshur me muret anësore të rrugës.
Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës, në Vlorë dy persona mbetën të plagosur nga përplasja e dy makinave të cilat po bënin garë me njëra-tjetrën.
Dy javët e para te vitit janë mbyllur me një seri aksidentesh, me të paktën 7 viktima dhe mbi 30 të plagosur. Mungesa e sinjalistikës nëpër rrugë, shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit është konsideruar si shkak kryesor.
