Shikoni pamjet e rënda/ Dhjetra qytetarë përtokë buzë Lanës, u helmuan nga gazi lotsjellës i hedhur tek selia PD

Ishte ora 13:00 Policia e shtetit deklaroi se ndërhyri për të marrë në mbrojtje selinë PD pas një telefonate që u bë nga kjo seli se po u rrezikohej jeta.

Pamjet që sjell Ora News tregon dhjetra qytetarë të cilët janë shtrirë për tokë pasi janë helmuar nga gazi lotsjellës.

Mbështetësit e Berishës po përpiqeshin të hynin në selinë PD. Pasi ishin futur katin e parë me shkallë për të hipur në katin e dytë dhe duke hedhur në tokë portën dytësore të selisë.

Ndërkohë nga selia e PD-së mbështetësit e Bashës hidhni shkumën e fikësve të zjarrit.

“Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se: Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës” deklaronte policia ndërsa u bënte thirrje organizatorëve të protestës që të  përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.

Pikërisht në këtë moment policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës me shumicë për të larguar të gjithë protestuesit jo vetëm nga selia e PD-së.