Dhunimi me shkopinj i protestuesve, Bardhi: Nuk mbaj përgjegjësi, Basha ruhet nga Garda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 20:13
Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se nuk mban përgjegjësi për dhunimin e protestuesve me shkopinj në ballkonin e zyrës së zotit Basha në selinë blu.
Ai aludoi se kjo dhunë është ushtruar nga gardistët që ruajnë zotin Basha.
Pyetje: Ka procedim të atyre që përdorën shkopinj ndaj protestuesve nga ballkoni i zotit Basha?
Bardhi: Kjo është një pyetje që duhet t'ja bëni organeve të drejtësisë, unë nuk mbaj përgjegjësi. Kreu i Opozitës është në ruajtje dhe mbrojtje nga Garda e Republikës. Këtë pyetje duhet t'ja bëni prokurorisë.


