Rama si spektator i PD: Demokratët të vijnë te ne, varu teneqet dy kufomave politike!
Kryeministrit Edi Rama duket se po i 'shijon' situata në kampin kundërshtar.
Në një reagim pas konferencave për mediat të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës lidhur me protestën e sotme te PD, Rama flet për dy kufoma politike dhe i fton demokratët ti bashkohen.
"Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t'u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!"
Situatën mes tyre ai e përshkruan me fjalët e Xhokerit.
"Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, "Skam asgjë për të humbur.Asgjë s'më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi"! Sa u shkon ai llafi... Varu teneqet!"

