Dyer të shkatërruara, karrige të hedhura nëpër tokë/ Brenda ambienteve të selisë së PD-së (foto)
Ambientet e selisë së Partisë Demokratike në Tiranë u transformuan sot në fushë "beteje", pasi qindra mbështetës të Sali Berishës, protestuan në selinë e Partisë Demokratike, në një revoltë kundër Lulzim Bashës.

Ndërsa protestuesit e Berishës tentuan të hynin në ambientet e selisë, mbështetësit e Bashës hodhën gaz lotsjellës dhe pluhur nga fikëse zjarri për të frenuar hyrjen e protestuesve.

Në ambientet e brendshme të selisë duken qartë imazhet me dyer të shkatërruara, karrige të hedhura nëpër tokë dhe sende të forta që janë përdorur nga mbështetësit e dy grupimeve.

Ndërkohë pak më parë në një konferencë për mediet Sali Berisha paralajmëroi sërish protesta në vijim, duke thënë se Basha sot nxori më shëmtuar se kurrë fytyrën e tij para shqiptarëve.
Në të njëjtën kohë Basha në një konferencë për media tha se Berisha dhe organizata e tij kriminale dështuan që të nënshtronin selinë e PD-së.
Në konferencën për mediet, ai tha se Berisha me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA





