"Çfarë po bëni tani në oborrin e PD-së?" Bardhi debat me policët: Kush është shefi juaj, çfarë urdhri keni?
Shoqërimi i disa përfaqësuesve të PD në komisariat në orët e vona të mbrëjes dhe prania e policisë në oborrin e PD përplasi sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi me policinë.
Ai kërkoi prej tyre sqarime për pyetje që ata nuk i kishin përgjigjet ndaj dhe e ftuan ti drejtohet zyrës së shtypit të policisë pasi po zbatonin vetëm urdhrat.
Debati në oborrin e PD-së
Bardhi: Kush është shefi juaj? Ju lutem më thoni, shkoj te hyrja më thonë shko atje, vij këtu më thonë, shko atje.
Polici: Nuk jemi ne ai autoritet. E di shumë mirë ti, mirupafshim.
Bardhi: Detyrën ti nuk e bën dot në shkelje të ligjit. Pse po bëni ndalime?
Polici: Edhe sot je i paqartë përse janë shoqëruar në komisariat?
Bardhi: Ne kemi qenë në një mbledhje pune, ju nuk keni qenë, secili është kontrolluar në prezencë të prokurorëve. A mund të ma jepni edhe mua arsyet?
Polici: Besoj për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së sotme. Drejtohu për informacion zyrës së shtypit.
Bardhi: Për çfarë po qëndroni këtu?
Polici: Vazhdo fol, ne jemi në punën tonë.
Bardhi: Kush është puna juaj? Cfarë po bëni tani në oborrin e PD-së? Është pronë e PD-së, përse jeni tani në një pronë që nuk mund të hyni?
Polici: Nuk të jap asnjë deklaratë, ta shpjegova. Ka një zyrë shtypi policia.
Bardhi: Jo, jo.
Polici: Mirë, vazhdoni atëherë.
Bardhi: E kemi kërkuar policinë për të garantuar jetën e deputetëve të të PD-së. Gjatë trazirave erdhi me vonesë 47 minuta pasi ka nisur protesta. Kam informuar ndërkombëtarët se kush është skenari i Berishës dhe Edi Ramës për keqpërdorimin e policisë së shtetit. Duhet të informohemi për urdhrin që kemi marrë.

