"S'do ketë charter ti shpëtojë", Basha: Ndërkombëtarët e dinë kush e financon Berishën, do t’u ngrijnë asetet si në Bosnje
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bindjen se Sali Berishën do të arrijë ta mundë politikisht me ndiohmën e ndërkombëtarëve.
Duke folur pas protestës te selia blu, ai tha se partnerët ndërkombëtarë e dinë shumë mirë se kush e financon Sali Berishën.
Madje ai tha se atyre do t’u ngrihen asetet siç ndodhi në Bosnje-Hercegovinë.
Ai vuri në dukje se janë të njëjtët njerëz që deri dje rrinin në paradhomën e Berishës dhe sot rrinë në atë të kryeministrit Edi Rama.
“Partnerët ndërkombëtarët e dinë shumë mirë kush e financon Sali Berishën, emrat do t’i bëjnë të ditur siç i kanë bërë në rastin e Bosnje Hercegovinës, nuk do të mund të shpëtojë asnjë oligark financues.
Prandaj janë tërbuar, po le të vazhdojë festa e tyre dhe mbështetja ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës, janë po ata që rrinin te zyra e Sali Bearishës dhe tani rrinë te paradhoma e Edi Ramës.
Po nuk do të shkojë ashtu siç mendojnë ata, nuk do të mund të na imponohen dot. Janë nën vëzhgimin e partnerëve dhe nën vëzhgimin tonë dhe të drejtësisë.
Faktet janë kokëforta për përfshirjen e tyre dhe mbështetjen e tyre që i japin Sali Berishës, ashtu si në Bosnje që do t’u ngrihen astetet dhe nuk do të ketë as charter që t’i shpëtojë".

