Dhjetë demokratë të lënduar përfundojnë në spital, një prej tyre po merr trajtim te Trauma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 14:59
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga protesta e sotme në selinë e PD.
Gazetarja Anxhela Celibashi na informon se 4 prej të lënduarve janë trajtuar te Trauma.
Aktualisht vetëm njëri prej tyre ndodhet ende në spital duke marrë trajtim, ndërsa 3 të tjerët kanë marrë mjekim dhe janë larguar.
Gjashtë persona të tjerë janë trajtuar në QSUT. Mësohet se gjendja e tyre është e mirë dhe janë larguar nga spitali.
