Shoqërohen në polici mbështetësit e Bashës, goditën me hunj protestuesit në ballkonin e selisë PD. Shikoni videon
Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme mbështetësit demokratë të Bashës të cilët dolën nga selia e PD-se u përleshën me mbështetësit e Berishës që kishin hipur në ballkonin e katit të dytë.
Për disa minuta pati një përleshje me hunj e gurë dhe spraj mes dy palëve.
Ora News sjell pamjet e shoqërimit të këtyre personave. Mësohet se janë shoqëruar 8 persona.
Tensionohet situata në selinë e PD-së teksa protestuesit e Berishës janë përplasur me mbështetësit e Berishës.
Një protestues ka arritur që të ngjitet me shkallë në kati ne dytë të godinës, ndërsa aty i janë përgjigjur persona me fikëset e zjarrit dhe kanë nxjerrë një tavolinë.
Ndërkohë në një ambient tjetër të godinës, në ballkon janë përplasur me shkopinj dhe gaz një grup tjetër të mbështetësve të të dyja kampeve.
