"Po shoqërohet në komisariat kush del nga PD", Bardhi akuzon policinë: Maskaradë me urdhër të Ramës

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi policinë se po shoqëron përfaqësuesit e PD.

Ai tha se po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar, kryetarët e degëve dhe anëtarët  e PD dhe pse më parë kishin kaluar çdo lloj kontrolli.

"Pse po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, pse po ndalohen kryetarët e degëve të PD, pse po ndalohen anëtarët dhe kryetarët e grupseksioneve të PD në oborrrin e PD? Gjatë kohës që policia dhe prokuroria ishin brenda çdo person që ka qenë brenda PD  ka kaluar në procedurë kontrolli fizik dhe personal dhe më pas një kontroll i çdo zyre.Kjo nuk mund të ndodhte por ne nuk kemi asgjë për të fshehur as për policinë dhe as prokurorinë. I kemi lejuar pa asnjë autorizim nga Parlamenti".

Ai tha se kjo është një maskaradë me urdhër politik të Edi Ramës.

"Është një numër i konsiderueshëm. Kush del nga këtu për të shkuar në shtëpi shoqërohet pa asnjë shpjegim nga policia në komisariat. E kemi të qartë aleancën e Edi Ramës me Sali Berishën për të inkriminuar PD".

Ai tha se policia "në vend që tu turret ekzekutorëve të dhunës po shoqërojnë kolegët tuaj gazetarë që janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD".