“Protestë e dhunshme” Berisha: S’e kam lexuar deklaratën e Ambasadës së SHBA. Ja problemi i "Reuters"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 19:08
Sali Berisha është shprehur se nuk e ka lexuar deklaratën e Ambasadës së SHBA, e cila e konsideroi protestën e dhunshme.
Përsa i përket lajmeve në mediat ndërkombëtare, Berisha tha se problem kryesor që ka agjencia Reuters, është se tek kjo agjenci punon kushëriri i Edi Ramës.
Sali Berisha: Nuk e kam lexuar deklaratën e SHBA. Duhet ta lexoj ta komentoj. Për Reuters jam sigurt. Është kushëriri i Edi Ramës, problemi kryesor që ka kjo agjenci. Ne do e informojmë Reuters.
