Gazetari: Kishte skuadër sulmi por edhe një skuadër mbrojtje...

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet teksa një grup i armatosur me mjete të forta dalin nga kati i dytë i godinës së PD dhe sulmojnë protestuesit e Berishës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se nuk kishte vetëm një skuadër sulmi por edhe një skuadër mbrojtje.

Në pamje sipas Hoxhës janë 5 pjestarë të skuadrës që del nga zyrat e katit të dytë të PD, tre prej të cilëve të armatosur me bishta kazme dhe dy të tjerë me spraj gaz-lotues, të cilët sulmojnë grupin e mbeshtetsve të Berishës qe sapo janë ngjitur në ballkonin e katit të dytë.

Postimi i plotë:

Kishte skuader sulmi, por kishte dhe skuadron mbrojtje…
Asnje zhgenjim…

Ndodhi fiks si e kisha publikuar prej ditesh në media. Me 8 janar, nuk do te kishte vetem grup sulmi, por do kishte dhe skuadron mbrojtje.

Pamjet me poshte deshmojne qarte se si skuadra e mbrojtjes, vepron në kordinim ndaj grupit të sulmit. 

Jane 5 pjestare te skuadres qe del nga zyrat e katit të dyte të PD, tre prej të cileve të armatosur me bishta kazme dhe dy të tjere me spraj gazlotues, të cilet sulmojne grupin e mbeshtetesve të Berishes qe sapo jane ngjitur në ballkonin e katit të dyte.

Uroj qe kryeprokurorja tropojane e Tiranes, e cila zbarkoi e para në vendngjarje, të kete urdheruar sekuestrimin e gjitha bishtave të kazmave dhe lopatave, brenda dhe jashte selise se PD-se…